Fxm

Rektorja Deva priti në takim përfaqësuesit e ish-studentëve të FXM-së

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesit e ish-studentëve të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë (FXM), Ismail Smakiqi dhe Mithat Prekazi. Në takim u bisedua për organizimin e përbashkët të një manifestimi me rastin e 50-vjetorit të themelimit të FXM-së.

Përfaqësuesit e ish-studentëve të FXM, sqaruan se ka 9 vjet që ata janë organizuar dhe mbajnë nga një manifestim të përbashkët për të shënuar përvjetorët e tyre. Po ashtu bënë të ditur se manifestimet mbahen në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa sivjet është planifikuar që organizimi të mbahet në UIBM duke pasur parasysh se shënohet edhe 50-vjetori i themelimit të FXM-së.

Ndërsa, rektorja Deva, vlerësoi organizimin e ish-studentëve të FXM-së dhe shprehu mbështetjen e plotë për bashkëpunim. “U jemi shumë mirënjohës që sivjet keni përzgjedhur universitetin tonë për manifestimin tuaj tradicional edhe si një mundësi që ish-studentët ta shohin nga afër kampusin e ri universitar në qytetin tonë”.

Sipas traditës së deritanishme, manifestimi do të mbahet të shtunën e fundit të korrikut, që sivjet bie më 27.07.2024 në UIBM. Për detajet tjera do të ofrohen informatat me kohë.