Meri

Rektorja prof.asoc.dr. Merita Shala ka marrë mirënjohje për kontributin e dhënë për avancimin e sportit universitar

Me ftesë të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.asoc.dr. Merita Shala, mori  pjesë në Ceremoninë e ndarjes së çmimeve për sportistët dhe partnerët e sportit universitar për vitin 2023. Në fjalën e saj përshëndetëse në emër të rektorëve të Universiteteve partnere të Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, rektorja Shala falënderoi pjesëmarrësit dhe të gjithë akterët e tjerë për kontributin që ofrojnë në promovimin e vlerave sportive në arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo konfirmoi gatishmërinë e universiteteve për të ofruar dhe bashkëpunuar  më shumë në zhvillimin e mëtejmë të sportit universitar.