Rektorja Shala priti në takim drejtuesit e Parlamentit Studentor
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.asoc.dr. Merita Shala e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Avdyl Beqiri, kanë pritur në takim drejtuesit e Parlamentit të Studentëve. Në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet menaxhmentit dhe Parlamentit Studentor në të mirë të UIBM.
Kryetarja e Parlamentit Studentor, Ardenë Hajdini, ka uruar rektoren Shala për postin e ri. Gjithashtu ajo është shprehur e gatshme për intensifikimin e bashkëpunimit që ka të bëj me aktivitetet studentore dhe punën e UIBM në përgjithësi.
Ndërsa, rektorja Shala, ka falënderuar studentët për vizitën dhe është zotuar për vazhdimin e mbështetjes për Parlamentin Studentor.