Islam

Rëndësia e publikimit në dy ranglistat prestigjioze të platformave me impact factor “Web of Science” dhe “Scopus”

Profesori i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, tani U.D Dekan, Islam Qerimi gjatë vitit 2022 ka publikuar me bashkëautorë (2 si autor i parë dhe një si autor korrespondent) tri punime shkencore në revista ndërkombëtare, të cilat janë të indeksuara në platformën me impact factor SCOPUS.

Dihet se kriteret në arsimin e lart po rriten. Bartësit e programeve në nivelin Bachelor e Master nga tetori i vitit të kaluar duhet t’i kenë publikimet shkencore të indeksuara në dy ranglistat prestigjioze ‘’Scopus’’ e ‘’Web of Science’’. E kjo u përcaktua përmes Udhëzimit Administrativ për Akreditim (UAA). UAA obligon bartësit e programeve të nivelit bachelor të kenë së paku një publikim shkencor të indeksuar nga fusha e programit, ndërsa në nivelin master duhet të kenë të paktën 2 punime si autor i parë apo korrespondent. Prandaj, universitetet publike e private apo departamentet e tyre rrezikohen nga mos-akreditimi për këtë arsye.

Publikimet e tilla kërkohën nga autorët tanë me qëllim të përmirësimit të transparencës dhe kontributit shkencor jo vetëm brenda institucionit ku punojnë por edhe për tërë shkencën në Kosovë. Prandaj, publikimi i tillë në platformat me impact factor Web of Science dhe SCOPUS do të rrisë avancimin (visibilitetin) e Kosovës në shkencë dhe do të sjellë përfitim për vendin.

  1. Betrug beim Kauf eines Gebrauchtwagens am Beispiel der Tachomanipulation
    Rechtsvergleich
    : Zivil- und strafrechtliche Einordnung im deutschen und im kosovarischen Recht: KRIMINALISTIK (Germany), Ausgabe April 2022;
  2. The Scope of Crime by Social Origin in the Region of Gjilan: AJIS, (England and Wales).   11 No. 4 (2022): July 2022;
  3. Customory Law and Regulation: Authenticity and Influence: Journal of Governance & Regulation (Ukraina). 11 – 2022 (SPECIAL ISSUE 4).