Rezultatet e të nxënit
Rezultatet e pritura të programit të FE-së janë:
- Ofron njohuri të avancuara në fushën e ekonomisë, biznesit, menaxhimit, ndërmarrësisë, financës, bankës, kontabilitetit, mbledhjes së të dhënave dhe metodave të analizës të aplikuara në fushat përkatëse;
- Zbaton njohuritë dhe aftësitë të avancuara në fushën e biznesit dhe menaxhmentit, duke i kuptuar problemet të biznesit dhe ato ekonomike në nivel vendi dhe më gjerë si dhe t’i aplikojnë metodat dhe teknikat adekuate drejt zgjidhjes së këtyre problemeve;
- Argumenton aftësitë të thelluara mbi veprimet financiare vendore dhe ndërkombëtare, tregjet financiare, dhe kontabilitetin në lidhje me transaksionet ndërkombëtare nëpërmjet zgjidhjes së problemeve, vendimmarrjes dhe të menduarit kritik;
- Analizon në nivel të avancuar aspektet praktike të interpretimit dhe zbatimit të parimeve të menaxhmentit, kontabilitetit financiar, kontabilitetit menaxherial, ndërmarrësisë, si dhe vlerësimin e ndikimit të legjislacionit, përfshirë rregulloret fiskale dhe të bërit biznes;
- Përpilon analizat financiare sipas nevojave për palët e interesuar, japin rekomandime adekuate dhe të komunikojnë në mënyrë profesionale me palët e interesuar përmes raportimit financiar dhe atij jo financiar;
- Krijon analiza mbi rëndësinë e identifikimit, vlerësimit dhe parashikimit të pasojave të rrezikut të marrë brenda veprimtarisë së subjekteve afariste;
- Ideon përgjigje ndaj mundësive dhe kërcënimeve që dalin nga mjedisi i jashtëm (politik, ekonomik, social, ligjor, teknologjik) dhe nga qeverisja e dobët duke marrë parasysh sjelljen organizative;
- Vlerëson vendimet për investime duke aplikuar programet softuerike për të nxjerrë konkluzione të vlefshme; dhe
- Rekomandon dhe aplikojnë mjetet, qasjet, modelet e përshtatshme duke i’u përshtatur situatave të ndryshme ndaj biznesit dhe të rekomandojnë përgjigje ndaj ndryshimeve në ekosistemin e biznesit.