Juri

Riakreditohet për periudhën 2024-2027 programi i studimit LLB 240 ECTS në Fakultetin Juridik

Është riakredituar për periudhën 3-vjeçare (2024-2027), Programi Juridik (bachelor) në Fakultetin Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.  Dekani i Fakultetit Juridik, prof.asoc.dr. Islam Qerimi, tha se të hënën ka pranuar vendimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për riakreditimin e tretë radhazi të programit të studimit LLB 240 ECTS.

Ai ka përgëzuar bashkëpunëtorët, stafin akademik, studentët dhe ish – studentët për angazhimin e tyre që procesi i riakreditimit të dal me sukses. Në këtë kontekst, ka veçuar studentët, të cilët janë vlerësuar me maksimumin e pikëve nga ekspertët e jashtëm për kontributin e tyre.

Gjithashtu ka falënderuar ish-studentët (ALUMNI), të cilët kanë dhënë një kontribut të vyer për këtë vlerësim si dhe për Trupin Këshillëdhënës  për angazhimin e tyre në hartimin e kurrikulës së këtij programi. “Ky sukses i dedikohet grupit punues për hartimin e raportit të vetëvlerësimit të programit të Fakultetit Juridik, duke përfshirë përfaqësuesit e studentëve, stafin akademik, stafin administrativ, menaxhmentin e Fakultetit, si dhe bartësit e programit për kontributin e tyre”.

Dekani Qerimi shprehu mirënjohje edhe për menaxhmentin e UIBM, që i ka mbështetur vazhdimisht sa i përket procesit të riakreditimit.