Rikthehen akreditimet për të gjitha programet në UMIB
Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) i ka rikthyer akreditimet për të gjitha programet në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB). Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi zyrtar që AKA-ja e ka drejtuar për UMIB-in.
Rikthimi i akreditimeve për programet ka ardhur pas shqyrtimit të ankesës së UMIB-it. Ky lajm është mirëpritur nga të gjithë e sidomos nga studentët e UMIB-it.