Arta Oshlani.jpgghfgh

Rrëfimi i studentes së FIMK-ut, Arta Oshlani, për përvojën e saj në Riga Technical University (RTU) në Letoni

Jam e lumtur të ndaj me ju gjysmërrugëtimin tim të shkëmbimit akademik të një semestri në Riga Technical University (RTU) në Letoni përmes programit Erasmus+. Si studente e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, ky shkëmbim përfaqëson një eksperiencë të re dhe të jashtëzakonshme për mua, si në aspektin akademik, ashtu edhe në zhvillimin personal dhe profesional.

Studimi në RTU do të më mundësojë të thelloj njohuritë në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë, të eksplorojë një sistem të ndryshëm arsimor dhe të bashkëpunojë me studentë dhe profesorë nga vende të ndryshme të botës. Gjithashtu, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të njohur një kulturë të re dhe për të zgjeruar horizontet e mia akademike.

Besoj se kjo eksperiencë do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugëtimin tim profesional dhe do të më ndihmojë të sjell njohuri të reja dhe përvoja të vlefshme në Kosovë. Zane Seņko (profesoresha në foto) është asistente profesor dhe studiuese në Institutin e Shkencave Digjitale Humane, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Teknologjisë së Informacionit dhe Energjisë të Universitetit Teknik të Rigës (RTU).

Shpreh   falënderimin tim ndaj Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë për këtë mundësi të jashtëzakonshme!

Arta Oshlani.jpgghfgh