Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë (IECM) është themeluar më 04.03.2019 si rezultat i një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB) dhe Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrëësisë (MIN). Me funksionalizimin e bordit ekzekutiv të IECM më 04.07.2019, u bë përzgjedhja e organeve menaxhuese të saj dhe që këtu filloi organzimi i IECM mbi bazën e planit të përbashkët të UMIB me MIN.

Qëllimi:

  • E dedikuar t’ju shërbej studentëve për zhvillimin e koncepteve inovative, në përgatitjen e kuadrove për nevojat e tregut, si inkubator biznesi për t’u pajisur me laboratorë modern për shfrytëzim të përbashkët dhe për të rinjtë të interesuar në gjenerimin e ideve të reja dhe për shfrytëzimin e suksesshëm të këtyre ideve.

Fushëveprimi:

  • IECM është hapësirë e destinuar për studentët e UMIB, ndërmarrjet inovative në proces të parainkubimit dhe inkubimit dhe për të rinjtë të interesuar për përgatitje profesionale në fushën e inovacionit.
  • IECM është në dispozicion edhe për invatorë tjerë individual të cilët mund ta shfrytëzojnë atë giatë hulumtimeve të tyre me ide të ndryshme inovative.