Fotofin

Sekretari i përgjithshëm i UIBM, Avdyl Beqiri, po qëndron për vizitë zyrtare në “University of Eastern Finland”

Sekretari i përgjithshëm i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë,  Avdyl Beqiri po qëndron për vizitë zyrtare në “Universitety of Eastern Finland”. Gjatë vizitës zyrtare, Beqiri takoi drejtoreshen e planifikimit dhe zhvillimit Soili Makkonen si dhe personin përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave dhe auditorin e brendshëm të UEF znj. Helena Eronen.
Palët u pajtuan që të konkretizojnë bashkëpunimin për të ndarë njohuritë dhe praktikat e mira në fushën e digjitalizimit të administratës dhe menaxhimin e performancës dhe cilësisë, duke përfshirë organizimin e trajnimeve  të përbashkëta për përgatitjen e stafit administrativ me qëllim të përmirësimit të aftësive profesionale.
Po ashtu, palët u pajtuan që të konkretizojnë bashkëpunimin për të ndarë njohuritë dhe praktikat e mira në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo mund të përfshijë organizimin e punëtorive, seminareve ose trajnimeve për stafin administrativ dhe studentët për të rritur vetëdijen dhe aftësitë në këto fusha, pastaj në zhvillimin e politikave dhe udhëzimeve për mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave dhe ligjet e vendit.