Senati

Senati zgjodhi katër anëtarë të Këshillit Drejtues nga stafi akademik

Senati i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në mbledhjen IV/2021,  që u mbajt të mërkurën (30 qershor 2021), ka zgjedhur katër anëtarë të Këshillit Drejtues (KD). Anëtarët e zgjedhur nga stafi akademik janë:  Prof. dr.sc. Valdet Gjinovci, Prof.ass.dr. Ylber Januzaj, Msc.Fatbardha Hoxha, Phd dhe Prof.dr.sc. Halil Bajrami.

Sipas Statutit të ri, Këshilli Drejtues i UIBM, përbëhet prej 7 anëtarëve, 4 prej të cilëve zgjedhën nga stafi akademik dhe 3 të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).  Përderisa Senati ka zgjedhur 4 anëtarët e rinj, 3 të tjerë pritet të emërohen nga MASHTI. Përbërja e re e KD-së e merr detyrën më 1 tetor 2021.

Në këtë mbledhje u aprovua edhe Rregullorja për punën e Senatit si dhe u mor vendimi për përcaktimin e kritereve për konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2021/22.