Senati zgjodhi katër anëtarë të Këshillit Drejtues
Senati i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në mbledhjen e mbajtur të premten, ka zgjedhur katër anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues (KD). Prej 8 propozimeve votat për anëtarë të KD-së i fituan: Prof.asoc.dr. Flora Ferati, Prof.asoc.dr. Valdet Gjinovci, Prof.asoc.dr. Behxhet Shala dhe Prof.asoc.dr. Besim Gollopeni.
Anëtarët e rinj të KD-së që u zgjodhën nga Senati do të fillojnë mandatin e tyre trevjeçar më 1 tetor 2024. KD-ja ka gjithsej shtatë anëtarë, prej të cilëve katër zgjedhën nga Senati dhe tre të tjerë emërohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaconit (MASHTI).