Ligjerata

Shefi i Sektorit të Hetuesisë, kap. Shemsi Igrishta, mbajti ligjëratë para studentëve të Juridikut

Me ftesën e Dekanit të Fakultetit Juridik – Prof.Asoc.Dr.Agron Beka, shefi i Sektorit të Hetuesisë – kapiten Shemsi Igrishta (nga Policia e Kosovës/Mitrovicë e Jugut) mbajti një ligjëratë para studentëve të vitit të parë të Fakultetit Juridik, me titull: “STRUKTURA, ORGANIZIMI DHE ROLI I POLICISË SË KOSOVËS”, ku kishte edhe një bashkëbisedim të shkëlqyeshëm me studentët për temën e lartëcekur.