KD Ja

Shpallen zgjedhjet për studentë në Universitetin “Isa Boletini”

Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), në mbledhjen e mbajtur më 28 mars 2019, ka marrë vendim  për shpalljen e zgjedhjeve të studentëve, të cilat do të mbahen më 25.04.2019. UMIB-i inkurajon të gjithë studentët, që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë kandidatët, të cilët ata mendojnë se më se miri do t’i përfaqësojnë interesat e tyre në njësitë akademike përkatëse dhe në Senatin e Universitetit.

Universiteti inkurajon kandidimin e studentëve më të mirë dhe të gjitha organizatat studentore, të cilat në programet e tyre nuk kane agjende politike, fetare dhe racore, që denjësisht t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e studentëve.

Për  informata  me  të  hollësishme  lidhur me  mbarëvajtjen  e  procesit  zgjedhor,  klikoni në  linkun: http://umib.net/zgjedhjet-studentore-2019/