SHPALLJE PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTË

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës projekt trevjeçar (2023-2025), i përkrahur nga Donatori Bread for the World nga Gjermania.

Gjatë viteve 2023/2024 përmes projektit është planifikuar përkrahja e 60 të rinjve/studentëve me punë praktike, si mundёsi për punësim apo vetë-punёsim. Pas përzgjedhjes së studentëve paraprakisht do tё organizohen 5 ditё trajnime për shkathtësi të buta, dhe pastaj do tё sistemohen në punë praktike në kompani bujqësore dhe agropërpunuese.

Andaj ftohen tё rinjtë/studentёt e universiteteve publike dhe private, tё cilët kanë përfunduar apo janë afër përfundimit të studimeve në shkencat bujqësore apo teknologjisë ushqimore, që të  aplikojnë për angazhim në punë praktike që përshtatet me profesionin e tyre. Studentët e përzgjedhur  do të kryejnë  punën praktike vetëm në kompani private, dhe gjatë punës praktike në periudhë prej 3 muajve, do të kenë një kompensim në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit  dhe komunikimit.

KRITERET PËR APLIKIM  JANË:

  1. Studentët e interesuar për punë praktikё duhet të jenë nga këto komuna: Drenas, Gjilan, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë,  Lipjan, Obiliq,  Rahovec,  Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren,  Skenderaj, Shtime, Suharekë, Ferizaj,  Viti, Vushtrri, Hani i Elezit,  Mamushë, Junik dhe Graçanicë.
  2. Student të cilët kanë diplomuar viteve tё fundit apo që janë në përfundim të studimeve tё drejtimit tё bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore;
  3. Student tё papunё dhe qё nuk kanё kryer praktikё më parë;
  4. Studentёt që shprehin gatishmëri/përkushtim për pjesëmarrje në trajnime dhe punën praktike në kompani bujqësore dhe agropërpunuese;

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:

Afati për aplikim është deri më 28.02.2023.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në  +383 (0) 44 412 475.