Varshava

Shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim me Universitetin e Varshavës

U.d. rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurtene Deva, ka pritur në takim Katarzyna Adamiak, PhD, nga Universiteti i Drejtësisë në Varshavë, Poloni. Në takim u diskutua për mundësitë që ofrojnë të dy universitetet për bashkëpunim në fusha të caktuara.

Rektorja Deva, e falënderoi mysafiren nga Polonia për vizitën dhe vullnetin për bashkëpunim. U dakorduan që të vazhdojnë kontaktet në mënyrë që sa më shpejtë të mundësohet jetësimi i projekteve të bashkëpunimit me interes reciprok.