Sindikata e UIBM-së zgjodhi kryesinë e re
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është mbajtur të enjten Kuvendi i Sindikatës, ku është zgjedhur kryesia e re. Kryetar i Sindikatës së UIBM u rizgjodh Afrim Çelaj, nënkryetar Vjosa Jetullahu, ndërsa sekretare, Vjosa Syla.
Gjithashtu u zgjodhën edhe tre anëtarë të rinj: Krenare Basholli, Kastriot Xhema dhe Edon Bunjaku. Në këtë kuvend në rolin e vëzhguesit ishin të pranishëm edhe kryetari i Sindikatës së Universiteteve dhe Shkencës e Kosovës (SUSHK), Bardh Bardhi, mandej Flutura Demaku, nënkryetare e Sindikatës së UP-së si dhe Muharrem Berisha, sekretar i Sindikatës së UP-së.
Mandati i kryesisë së re të Sindikatës së UIBM-së, është katërvjeçar.