S3

Sindikata organizoi aksion humanitar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Sindikata e punëtorëve në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka organizuar një aksion për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Punëtorët ju janë përgjigjur aksionit në mënyrë vullnetare, duke shfaqur humanitetin e tyre për të prekurit nga tërmeti.

Kryetari i sindikatës, Afrim Çelaj, tha se ata nuk kanë mundur të qëndrojnë indiferentë ndaj situatës së krijuar në Shqipëri nga tërmeti, si pasojë e të cilit pati shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale. “Në emër të sindikatës, i falënderoj të gjithë ata që ju kanë përgjigjur këtij aksioni humanitar”, tha ai.

Çelaj tregoi se pas përfundimit të aksionit, mjetet e mbledhura janë derdhur në xhirollogarinë e hapur për ndihmë.