SMU

SMU-ja ofron mundësi të mëdha për stafin akademik dhe studentët

Me qëllim të shfrytëzimit sa më të madh dhe efikas të Sistemit për Menaxhimin Universitar (SMU), është organizuar një trajnim me drejtuesit dhe stafin akademik nëpër fakultete. Trajnimi është mbajtur nga administratori i rrjetit, Zymber Haliti, i cili ka ofruar sqarime për mundësitë e mëdha që ofron SMU-ja si për stafin akademik ashtu edhe për studentë.

Në trajnimet që u mbajtën ndaras nëpër njësitë akademike, u kërkua që SMU-ja të shfrytëzohet më tepër, meqë deri me tani nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Haliti sqaroi se Sistemi për Menaxhimin Universitar (SMU) është platformë elektronike e menaxhimit të të dhënave për shërbimin e studentëve.

Sipas tij, SMU-ja përbëhet prej shumë moduleve, si: Moduli i aplikimit për regjistrimin e studentëve, Moduli i notimit, Moduli i pagesave studentore, Moduli i ID kartelave të stafit dhe të studentëve,  Moduli i diplomave, Moduli i sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit, Moduli i kompetencave dhe përmbajtjeve mësimore, Moduli i bibliotekës etj.