Sot në lokalet e Fakultetit të Gjeoshkencave u mbajt ligjeratë nga profesori Bajram Shabani, ish mësimdhënës në Fakultetin tonë, me titull: “Të arriturat në zbulimin e resurseve nëntokësore në rrafshin e Dukagjinit”
Profesor Shabani bëri një prezantim të shkurtër të Minierës së Boksiteve të Kosovës, ku punoi për rreth 40 vite, shumicën e kohës si drejtor teknik si dhe të Basenit qymyrmbajtës të Dukagjinit me të gjitha karakteristikat teknike dhe ekonomike të tyre, si dhe mundësinë e rivitalizimit dhe hapjes së tyre.
Ligjërata u përcoll nga një numër i profesorëve dhe studentëve që u ndanë të kënaqur dhe parashtruan edhe pyetje në të cilat profesori u përgjigj me profesionalizëm.