Sqarim – kompania teston sistemin elektrik në objektin e ri
Dritat e ndezura në njërin nga objektet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), gjatë disa netëve të fundit janë duke u mbajtur nga kompania përgjegjëse, e cila është duke e testuar komplet sistemin. Ai objekt ende nuk është pranuar teknikisht dhe nuk është në shfrytëzim, prandaj asnjë shpenzim nuk është barrë e UMIB-it.