Stafi akademik dhe studentët e Fakultetit Juridik vizituan Gjykatën Kushtetuese
Studentët e Fakultetit Juridik të shoqëruar nga dekani prof.asoc.dr. Islam Qerimi dhe profesoresha, Mimoza Aliu, kanë zhvilluar një vizitë studimore ne Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku u mirëpritëm nga gjyqtarja, Selvete Gërxhaliu dhe zyrtarët e tjerë të kësaj Gjykate. Studentët patën rastin të njoftohen për së afërmi me punën e Gjykatës, nga gjyqtarja Gërxhaliu e cila mbajti një ligjëratë për studentët e Juridikut.
Sudentët patën një diskutim interaktiv së bashku me gjyqtaren dhe konsul-juristen pranë kësaj gjykate.