Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik ligjërojnë në Fakultetin Ekonomik të West Pomeranian University of Technology në Szczecin të Polonisë
Dy profesoreshat e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Isa Boletini në Mitrovicë Ajtene Avdullahi dhe Filloreta Kunoviku Demiri sot mbajtën ligjeratën e parë në kuadër të mobilitetit të stafit akademik në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Teknologjisë të West Pomeranian, në Szczecin të Polonisë. Përndryshe, gjatë kësaj jave, si vazhdimësi e marrëshjes së mobilitetit të stafit dhe studentëve të Fakultetit Ekonomik, ato do të vazhdojnë ligjerimin dhe aktivitetet tjera me studentët e mobilitetit që vijnë nga vende të ndryshme në kuadër të Erasmus+.