Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të XIII-të “Economy, Business & Society in Digitalized Environment” të organizuar nga Fakulteti Ekonomik – Prilep, në Maqedoni të Veriut
Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof.asoc.dr. Qazim Tmava, së bashku me prodekanen e FE për Mësim dhe Zhvillim të Cilësisë, Prof.ass.dr. Fillireta Kunoviku Demiri dhe Profesoreshën Besë Sadikaj, PhDc, morën pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën
“Ekonomia, Biznesi dhe Shoqëria në një Mjedis të Dixhitalizuar” të organizuar nga Fakulteti Ekonomik – Prilep, Universiteti Saint Kliment Ohridski në Maqedoni të Veriut.
Gjatë ditëve të qëndrimit në datat 20-22 Shtator, stafi i FE u ftuan në takim nga menaxhmenti i FE-së në Prilep në të cilin të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shumë universiteteve nga vende të ndryshme. U diskutuan mundësi bashkëpunimi të shumta midis të gjitha palëve që ishin në takim.
Në këtë konferencë u prezentuan punimet shkencore nga stafi ynë, si dhe nga hulumtues të vendeve të ndryshme ku u diskutuan të arriturat e fundit në fushën e ekonomisë.