F.ekonomik

Stafi akademik i Fakultetit Ekonomik merr pjesë në mobilitet në Universitetin e Budapestit për Teknologji dhe Ekonomi në Hungari

Profesoresha Ajtene Avdullahi mori pjesë në mobilitet në kuadër të thirrjes së CEEPUS-it në Fakultetin Ekonomik dhe të Shkencave Sociale, Departamenti i Menaxhmentit dhe Ekonomisë së Biznesit në Universitetin e Budapestit për Teknologji dhe Ekonomi. Me këtë rast, Profesoresha Avdullahi organizoi një seminar për studentet e doktoraturës të Fakultetit Ekonomik dhe të Shkencave Sociale. Ajo mori pjesë në kursin e organizuar nga Qendra e Ndërmarrësisë, në të cilin studentët prezantuan idetë e tyre të biznesit. Gjatë këtij mobiliteti ajo takoi stafin akademik nga Departamenti i Menaxhmentit dhe Ekonomisë së Biznesit, si dhe diskutoi për mundësitë për bashkëpunim në projekte të përbashkëta.