IMG 4980

Stafi Akademik i Fakultetit të Edukimit mori pjesë në Konferencën “Praktikat e Mira të Mësimdhënies: Përvojat dhe Perspektiva për të Ardhmen”

Në datat 1 dhe 2 nëntor 2024, stafi akademik i Fakultetit të Edukimit mori pjesë në konferencën “Praktikat e Mira të Mësimdhënies: Përvojat dhe Perspektiva për të Ardhmen”, e organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me CMG “Consulting and Management Group” në UIBM. Kjo ngjarje shërbeu si një platformë për ndarjen e përvojave dhe ideve të reja që kontribuojnë në përmirësimin e praktikave të mësimdhënies.

Në seancën plenare, të pranishmit u përshëndetën nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, znj. Vesa Broja, ndërsa drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, znj. Drita Kadriu, shpalli konferencën e hapur. Ajo falënderoi dhe u uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve në ndarjen e praktikave dhe përvojave për të mirën e komunitetit arsimor. Seanca plenare përfshiu gjithashtu prezantimin e Prof.asoc.dr. Merita Shala, e cila ndau pikëpamjet e saj mbi sfidat dhe perspektivat e ardhshme në arsim, duke paraqitur studimin me temë: “Edukimi i hershëm dhe impakti në aftësitë akademike të mëvonshme: Rezultate krahasuese nga PISA 2018 dhe 2022 për Kosovën”. Ky studim zbuloi se pjesëmarrja në edukimin e hershëm është një faktor kyç në arritjet e mëvonshme të nxënësve, duke eksploruar ndikimin e saj në trendet e rezultateve në lexim, matematikë dhe shkencë.

Sesioni i parë i konferencës u drejtuar nga dekania e Fakultetit të Edukimit, Prof.ass.dr Samire Bllaca Balaj, dhe vendosi një bazë solide për diskutime të mëtejshme që u fokusuan në edukimin e hershëm, inovacionin në mësimdhënie dhe rolin e udhëheqjes për përmirësimin e rezultateve të nxënësve.

Në ditën e parë të konferencës u mbajt gjithashtu prezantimi mbi ndikimin e mësimit përmes lojës në natyrë, i cili ndihmon në reduktimin e varësisë nga teknologjia dhe zbutjen e deficitit natyror. Ass.dr. Leonora Çarkaj thekson rëndësinë e kësaj qasjeje për rritjen e vetëdijes ekologjike te fëmijët, duke i inkurajuar ata të eksplorojnë dhe të zhvillojnë aftësi sociale dhe emocionale. Mësimi në natyrë e bën procesin edukativ më tërheqës dhe efektiv, duke nxitur kuriozitetin dhe kreativitetin, dhe gjithashtu përmirëson shëndetin fizik dhe emocional të fëmijëve.

Në ditën e dytë të konferencës, Ass. Hatixhe Gashi dhe Ass. Arbesa Uka udhëhoqën sesione të rëndësishme prezantimesh. Ass. Hatixhe Gashi paraqiti punimin “Sfidat e Mësimdhënësve Fillestar dhe Nevoja për Mentorim”, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për mësimdhënësit e rinj. Ky punim ofron strategji dhe mënyra për t’i ndihmuar ata të përballen me vështirësitë e para në karrierën e tyre, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë në arsim. Nga ana tjetër, Ass. Arbesa Uka prezantoi punimin “Investigimi i incizimeve të magnetoencefalografisë (post-processed MEG recordings) përmes SPM: Analiza e Paired t-test midis Kovariancës Audiovizuale dhe Aktivizimit të Rajonit(eve) të Trurit”. Ky punim thekson rëndësinë e teknikave të mësimdhënies që përfshijnë integrimin multisensorik, duke rritur procesin e të nxënit tek nxënësit. Integrimi i përvojave të shumta sensorike është esencial për krijimin e një mjedisi mësimor më efektiv dhe angazhues.

Pjesëmarrja e stafit akademik në këtë konferencë dëshmon angazhimin e Fakultetit të Edukimit për të avancuar praktikën e mësimdhënies dhe për të kontribuar në zhvillimin e vazhdueshëm të arsimit në rajon.

IMG 4979
IMG_4979
IMG_4893
IMG_4978
27BDD4D0-2CAB-425F-96FB-65B88AC5F9BF-634-00000681DF373859
IMG_4980
IMG_4775
4fc6f3d9-7956-4c73-9f63-2d958dcaf037
F505e30f-38e4-420c-99f2-f69f2afda067
9138604d-28dc-4356-a0a5-afd5cbf4c5a2
IMG 4979IMG 4893IMG 497827BDD4D0 2CAB 425F 96FB 65B88AC5F9BF 634 00000681DF373859IMG 4980IMG 47754fc6f3d9 7956 4c73 9f63 2d958dcaf037F505e30f 38e4 420c 99f2 F69f2afda0679138604d 28dc 4356 A0a5 Afd5cbf4c5a2