Stafi i Fakultetit Ekonomik UIBM përfitojnë grant nga HERAS+ për financim të projektit
Stafi i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë përfitojnë grant nga HERAS+ për financimin e projektit “Strengthening links between academic and professional development for students of the Faculty of Economics – UIBM”.
Në muajin Prill të këtij viti një grup i profesorëve të Fakultetit Ekonomik të UIBM kanë aplikuar në thirrjen e hapur nga HERAS+ për financimin e projektit “Strengthening links between academic and professional development for students of the Faculty of Economics – UIBM”.
Pas një procesi vlerësues nga HERAS+, koordinatorja e këtij projekti Prof.Ass.Dr.Filloreta Kunoviku Demiri është njoftuar se projekti është përzgjedhur për financim nga Applied Science Small Grants Scheme e HERAS+.
Ky është një lajm shumë i mirë pasi që projekti synon të forcojë lidhjet ndërmjet zhvillimit akademik dhe atij profesional për studentët e Fakultetit Ekonomik. Ideja e projektit është e bazuar në njohuri dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin e bashkëpunimit ndërmjet IAL dhe përfaqësuesëve nga tregu i punës. Për më tepër, ai synon të identifikojë nevojat e tregut të punës për fuqinë punëtore me qëllim përfshirjen e tyre në kurrikulat e programeve tona të studimit.