Stafi i UIBM pjesë edhe i një Aksioni të COST-it
Një nga stafi akademik i UIBM-së (Ass. Bastri Zeka – FGJ) ka marr aprovimin për të qenë pjesë në dy grupe të hulumtimit në kuadër të Aksionit COST CA20130, i cili do të zgjas deri në vitin 2025. Ky Aksion udhëhiqet nga Instituti Federal për Kërkimin dhe Testimin e Materialeve (BAM)- Departmenti i materialeve dhe mjedisit në Berlin – Gjermani.
Qëllimi dhe objektivi kryesor i Aksionit është që, në kontekstin e kërkimit/kontrollit te Korrozionit te ndikuar Mikrobiologjikisht (MIC – ang.), të inkurajojë një bashkëpunim dhe komunikim sinergjik, duke mbyllur hendekun midis shkencëtarëve dhe inxhinierëve të materialeve, mikrobiologëve, kimistëve dhe menaxherëve për të inkurajuar ndërveprim të mjaftueshëm midis akademise dhe industrise.
Linku i Aksionit: https://www.euro-mic.org/ about/.