Stafi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare ICCESEN 2024
Stafi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), nga Fakulteti i Gjeoshkencave, Fakultetiti i Teknologjisë Ushqimore dhe Fakultetit Ekonomik, i mbështetur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare ICCESEN 2024, e mbajtur në Antalya, Turqi, nga data 26 deri më 28 tetor 2024, ku prezantoi punimet e tij shkencore. Në këtë konferencë morën pjesë anëtarët e stafit: Nurten Deva, Muharrem Zabeli, Sabri Avdullahu, Qazim Tmava, Afrim Osmani, Bastri Zeka, Nazmi Hasi dhe Faruk Hajrizi. Kjo konferencë shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërkombëtare, duke kontribuar në avancimin e kërkimeve dhe zhvillimin e kapaciteteve të stafit tonë akademik. Prezantimi i punimeve në këtë konferencë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të rolit të UIBM-së dhe përmirësimit të cilësisë së hulumtimeve shkencore në universitetin tonë.