
Studentë dhe mësimdhënës të Edukimit morën pjesë në një projekt për teknikat e mësimdhënies
Studentet e Fakultetit të Edukimit: Aida Misimi, Anjeza Haxha dhe Marigona Feka, të shoqëruara nga prof. Eliza Avdiu dhe prof. Edita Bekteshi, kanë marrë pjesë në projektin SIMPLE, mbështetur nga CEEPUS. Në këtë projekt janë të përfshira 7 shtete, ku trajtohet mësimi në distancë, menaxhimi i emocioneve gjatë distance learning, gjithpërfshirja, aspektet psikologjike dhe pedagogjike të mësimit në distancë, lojërat – aktivitetet përmes mësimit online dhe shume tema tjera të rëndësishme për mësimdhënien moderne.
Prof.asoc.dr. Edita Bekteshi, tha se pjesëmarrja e studentëve të Edukimit në këtë aktivitet ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme që të njihen me aspekte të ndryshme të mësimdhënies