Debati

Studentët debatojnë për plagjiaturën, shpërdorimet dhe të drejtën e ankesës  

 

Në kuadër të aktiviteteve të Parlamentit Studentor të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, një grup studentësh kanë marrë pjesë në një debat të organizuar në Kolegjin AAB. Ndër të tjera është debatur për tema si plagjiatura, shpërdorimi, e drejta e ankesës etj.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Shend Musliu, tha se pjesëmarrja e studentëve në këto aktivitete është e mirëseardhur. “Debatet dhe aktivitetet tjera, janë një rast i mirë për studentët, që të shprehin vizionin e tyre për të ardhmen”, tha ai.