Studentët e departamentit “Materiale dhe Metalurgji” certifikohen për përfundim të suksesshëm të praktikës profesionale në Institutin Ballkan Projekt
Në kuader të bashkëpunimit të Fakultetit të Gjeoshkencave në UIBM dhe – IMK- ” Instituti Ballkan Projekt”, studentët nga departamenti: Materiale dhe Metalurgji, realizuan praktikën profesionale.
Me mbarimin e praktikës profesionale, studentët u pajisën më certifikata dhe mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit si dhe shujtës për ditët e punës praktike.
Drejtoresha e burimeve njerzore znj. Elhame Binaku, premtoi se studentët në fjalë do fillojne angazhimin në projektet që realizohen nga “IMK”, si dhe përgëzoi departmantin e fakultetit për interesimin e realizimit të praktikës profesionale për studentët.