Studentët e Edukimit ftohen për trajnime të destinuara për hulumtime dhe kërkim në kuadër të projektit “KUSA”
Mundësi për pjesëmarrje në trajnime për studentët aktual të Fakultetit të Edukimit dhe të diplomuarve (Alumni) të kësaj njësie akademike
Kemi kënaqësinë të ju ftojmë të aplikoni për pjesëmarrje në trajnime të destinuara për hulumtime dhe kërkim në kuadër të projektit “KUSA – “Empowering Data Analysis and Innovation at the Advanced Academic Research Center”.
Trajnimi i parë do të mbahet për programin R, në Fakultetin e Edukimit UIBM.
Kriteret për pjesëmarrje të studentëve:
~ nota mesatare mbi 9.0
~ njohuri të dëshmuara të gjuhës angleze
~ letër motivuese
ALUMNI:
~ letër motivuese
Ju lutemi, të interesuarit të lajmërohen në emailin [email protected] duke bashkangjitur certifikaten e notave ose dokumente tjera relevante që dëshmojnë përmbushjen e kritereve të lartcekura.
Afati per aplikim mbetet i hapur nga 29.02.2024 deri me 03.03.2024.
Trajnimi realizohet duke filluar nga data 5 mars, (e martë; e premte) për gjithsej 8 ditë, nga ora 8:00-12:00
Pjesëmarrësit do të certifikohen për pjesëmarrje në përfundim të çdo trajnimi.