Studentët e Fakultetit Ekonomik në UIBM ndjekin një ligjëratë nga Elena Ilievska Gjorevska
Me organizim të menaxhmentit të Fakultetit Ekonomik, studentët e FE të UIBM-së sot patën mundësi të ndjekin një ligjëratë nga Elena Ilievska Gjorevska, PhD, EDBA, me temën “Tregtia elektronike dhe perspektivat e biznesit në vendet në zhvillim”.
Prof. Elena, është e angazhuar si profesoreshë në University American College Skopje në Maqedoninë e Veriut. Poashtu, Prof. Elena është edhe një ndërmarrëse e suksesshme në vendin e saj ku udhëheq me dy biznese mjaft të suksesshme si “Hotel Idila – Nursing Home” and “Instahome”.
Studentët e FE-së patën mundësi që për së afërmi të njoftohen dhe të diskutojnë rreth sfidave reale me të cilat përballen ndërmarrësit gjatë themelimit dhe zhvillimit të një biznesi, si dhe patën mundësi që të diskutojnë rreth dallimeve në jetën e përditshme me të cilat përballen ndërmarrësit gjatë bërjes së biznesit fizik dhe biznesit elektronik.
Studentët ishin mjaft të kënaqur që patën mundësi të ndjekin një ligjëratë të tillë dhe të mësojnë gjëra që lidhen më bërjen e biznesit edhe nga këndvështrimi i një ndërmarrësi.