Ekonomik

Studentet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Isa Boletini fillojnë punën praktike në bankën Raiffeisen

Plotmira Haziraj dhe Sevdie Zeqiri – studente të vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik kaluan me sukses fazën e rekrutimit dhe filluan punën praktike në bankën Raiffeisen.

Fakulteti Ekonomik në UIBM vazhdimisht pregadit kuadro të kualifikuara konform nevojave të tregut të punës. Këtë e dëshmon përzgjedhja e studentëve të këtij fakulteti për të kryer punë praktike në këtë bankë për vite me rradhë, ku disa prej tyre edhe janë punësuar duke treguar performancë mjaft të mirë.

Studio në Fakultetin Ekonomik të UIBM për një të ardhme të ndritur!