Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë depërtojnë me sukses në tregun e punës
Fakulteti Ekonomik në UIBM vazhdimisht pregadit kuadro të kualifikuara konform nevojave të tregut të punës. Këtë e dëshmon më së miri përzgjedhja e studentëve të këtij fakulteti për të kryer punë praktike, si dhe punësimi i tyre ende pa përfunduar studimet duke treguar performancë mjaft të mirë.
Në mesin e këtyre studentëve është edhe Ahmet Peci, i cili kaloi me sukses fazën e rekrutimit dhe filloi punën në pozitën Administrator i Sigurimeve në Bankën Ekonomike.
Studio në Fakultetin Ekonomik të UIBM për një të ardhme të ndritur!