Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE në Prishtinë
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë janë pritur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE në Prishtinë. Fakulteti Juridik përfaqësuar nga dekani, prof.asoc.dr. Islam Qerimi dhe asistenja, Albulena Uka me studentët e vitit të dytë, tretë dhe të katërt u pritën nga zëvendës – shefja e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor, shefi i Njësisë për Ligj dhe Drejtësi, Mark Lasser dhe përfaqësuesit e departamenteve të OSBE.
Zëvendës- shefja e OSBE në fjalën hyrëse falënderoi drejtuesit e Fakultetit Juridik dhe studentët për interesimin e tyre për të vizituar OSBE, organizatë e cila këtë vit feston 25 – vjetorin e funksionimit në Kosovë.
Dekani, Islam Qerimi, falënderoi Zyrën e OSBE në Prishtinë për mirëpritjen e studentëve dhe ofrimit e kësaj mundësie të diskutimit dhe bashkëpunimit me përfaqësuesit e OSBE në Prishtinë. Kurse, asistentja Albulena Uka, theksoi se kjo vizitë shërben si përkthim praktik i njohurive teorike të mësuara gjatë semestrit në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe organizatave ndërkombëtare.
Përfaqësuesit e OSBE në Prishtinë paraqitën prezantimet e tyre lidhur me punën e departamenteve të Misionit. Prezantimet e përfaqësuesve të OSBE u pasuan me pyetje përmbajtësore nga ana e studentëve të cilët edhe morën përgjigje nga përfaqësuesit e organizatës.