1j

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë janë pritur nga Zyra e Bashkimit Evropian. Fakulteti Juridik përfaqësuar nga Profesori Besnik Murati dhe asistenja Albulena Uka me studentët e vitit të katërt u pritën nga Shefi i Sundimit të Ligjit, Drejtësisë, dhe të Drejtave të Njeriut, z. Jarmo Feliks Helppikangas, Këshilltarja nga Divizioni për Politikat e Sigurisë, Çështjet e Policisë, Çështjet Ligjore dhe Këshillimi për Sundimin e Ligjit, znj. Heidi Lempiö, zëdhënësja e BE në Kosovë, znj. Ioanna Lachana dhe përfaqësues tjerë të Zyrës së BE.

Asistentja Albulena Uka, me iniciativën e së cilës u zhvillua kjo vizitë, falenderoi Zyrën e BE për gatishmërinë për zhvillimin e këtij takimi i cili ju mundëson studentëve të thellojnë kuptimin e të drejtës së Bashkimit Evropian dhe funksionimin e BE-së në Kosovë.

Përfaqësuesit e BE në Prishtinë paraqitën prezantimet e tyre lidhur me punën e Zyrës së BE në Prishtinë të cilat u përcjellën me pyetje përmbajtësore nga ana e studentëve të cilët edhe morën përgjigje nga përfaqësuesit e BE-së.

1j