Ligjerate’

Studentët e Fakultetit të Edukimit, kanë ndjekur një ligjëratë nga Remzije Krasniqi,  Këshilltare Nacionale për Avokim dhe Edukim në SOS Fshatrat e Fëmijëve

Studentët e Fakultetit të Edukimit të programit Parashkollor, në kuadër të lëndës Zhvillimi i kurrikulës, kanë ndjekur një ligjëratë nga Remzije Krasniqi,  Këshilltare Nacionale për Avokim dhe Edukim në SOS Fshatrat e Fëmijëve, Kosovë.

Tema e zhvilluar sot ka pasur në fokus bashkëpunimin me familjen dhe komunitetin, një temë e cila ka ngjallur mjaft interes tek studentet. Interaktiviteti me studentet, pyetjet e shumta për mundësitë e bashkëpunimit me familjen dhe komunitetin,  ofrimi i  modeleve praktike të provuara dhe efikase e bënë këtë ligjëratë mjaft të vlefshme për studentet-edukatore të ardhshme.