Edukim4

Studentët e Fakultetit të Edukimit të programit Fillor kanë vizituar Qendrën multifunksionale Omni Sport Mitrovicë dhe Stadiumin “Riza Lushta”

Studentët e Fakultetit të Edukimit të programit Fillor, në kuadër të lëndës Edukimi fizik me metodologji, kanë vizituar Qendrën multifunksionale Omni Sport Mitrovicë dhe Stadiumin “Riza Lushta”.

Studentët së bashku me asistentin e lëndës, Besnik Morina, u njohën me mundësitë e shumta që ofrojnë këto dy ambiente për aktivitetet lëvizore dhe sportive, të cilat janë pjesë e progamit të arsimit fillor për fushën edukata fizike, sportet dhe shëndeti.

Kjo vizitë si dhe aktivitete të tjera në kuadër të kësaj lënde, synojnë që mësimdhënësit e ardhshëm fillor të zhvillojnë kompetecat e tyre jo vetëm në aspektin e njohurive por edhe të shkathtësive dhe vlerave të nevojshme për të zbatuar me cilësi dhe efektivitet  përmbajtjen e kësaj fushe kaq të rëndësishme për fëmijët në arsimin fillor.

Edukim4