Edukim

Studentet e Fakultetit të Edukimit zhvillojnë kompetencat e tyre edhe në rritjen e vetëdijes së shoqërisë

Tashmë për disa vite me radhë, studentet e Fakultetit të Edukimit krahas përgatitjes së tyre profesionale dhe akademike, një vëmendje të vecantë i kushtojnë edhe rolit të tyre si ndikues të fuqishëm në ngritjen e vetëdijes së komunitetit për cështjet e lidhura ngushtë me edukimin dhe arsimin. Studentët e vitit të katërt në lëndën Metodologji e edukimit fizik si në programin Parashkollor ashtu edhe në programin Fillor, kanë krijuar mbi 50 fletë palosje informative, në të cilat kanë ofruar informacione të vlefshme dhe valide me tema të tilla si: ushqimi në edukim parashkollor dhe arsim fillor; shëndeti mendor dhe strategji të menaxhimit të sjelljeve të fëmijëve nga edukatoret dhe mësimdhënëset  e arsimit fillor; shprehitë e mira të jetës dhe të punës; noti dhe përfitimet e tij; sportet dhe përfitimet e tij; higjena e përgjithshme dhe ajo mendore etj.

Video në vazhdim, është punuar nga një grup i studentëve të programit parashkollor.