Studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave vizituan deponinë e piritit në Rahovë
Studentët e Fakultetit të Gjeoshkencave, viti i dytë master drejtimi Hidrogjeologji me Gjeologji Inxhinierike si dhe viti i parë master drejtimi Materiale dhe Metalurgji së bashku me asistentin e tyre në kuadë të lëndës Mbrojtje e Mjedisit vizituan deponinë e piritit në Rahovë. Gjatë studimit fushor u njoftuan me problematikat mjedisore si dhe arritën të marrin mostrat e ujit për të vazhduar tutje me analizat laboratorike në Universitet.