1

Studentët e FGJ-së vizituan “Parkun aerkeologjik”, Kompleksin “Trepça” dhe Fonderinë “E&E” në Gjakovë

Në kuadër të lëndëve: Praktikë industriale, Materialet dhe civilizimet, Riciklimi i materialeve, profesoreshat e lëndeve dhe asistentja kanë vizituar: Parkun aerkeologjik, Kompleksin” Trepça”, dhe Fonderinë E& E në Gjakovë. Studentët tanë kanë pasur rastin të eksplorojnë dhe të njohin industri të cilat, në të shkuarën dhe aktualisht, janë pjesë e peizashit industrial të vendit tonë.
Nëpërmjet udhëtimeve të zhvillimeve të hershme të materialeve dhe fabrikave, studentët kanë pasur rastin të vlerësojnë dhe të kuptojnë rolin historik dhe aktual të këtyre industri të rendësishme për zhvillimin e vendit tonë. Gjithashtu nëpërmjet këtyre vizitave studentët kanë ndërtuar një kuptim më të plotë të kompleksitetit të trashegimisë industriale të vendit dhe sfidave dhe mundësive të sektorit të metaleve.
Përmirësimi i infrastukturës, investimet në teknologji moderne dhe promovimi i bashkëpunimit me investitorët e huaj janë disa hapa kyç për të ndihmuar në rritjen e sektorit të metaleve në Kosovë.
1