Studentët e FTU-së realizuan vizitën studimore në fabrikën “Missini Sweets” në Mitrovicë
Me datën 27.05.2021 në kuadër të vizitave studimore, studentët e nivelit Master të drejtimit Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore vizituan Fabrikën “Missini Sweets” në Mitrovicë.
Gjatë vizitës ata u njohën për së afërmi me procesin e prodhimit të produkteve të ndryshme konditore, të ëmbëlsirave, bakllavave, macarons, trio chocolatës, akullores dhe çokolatave artizanale.
Në fund të vizitës studentëve të shoqëruar nga asistentët PhD. Bahtir Hyseni dhe MSc. Arbër Hyseni dhe laboranti MSc. Shpend Doli u shërbyen me çokollata artizanale të cilësisë shumë të lartë dhe falënderuan Menaxherin z.Bujar Istrefi për mikpritjen.