Studentët e Informatikës Inxhinierike fitues të garës për siguri kibernitike
Studentët e Informatikës Inxhinierike në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), kanë zënë vendin e parë në garën për siguri kibernitike “Kosovo Cyber Challenge”. Në këtë garë të organizuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Women4Cyber Albania, Telelink Business Services dhe IPKO Foundation, kanë marrë pjesë tre studentë nga FIMK-u: Eron Mahmuti, Valton Tahiri dhe Armend Binaku.
Fituesit janë shpërblyer me tabletë dhe praktike pune ne Women4Cyber Albania. Shpërblimet janë ndarë nga Maria Skuokku, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, e cila i ka uruar për suksesin e arritur
Ndryshe, studentët e Departamentit Informatikë Inxhinierike nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), ditë më parë kanë zënë vendin e parë edhe në garën “Hackathon” të llojit Capture the Flag. Shefi i departamentit, profesori Berat Ujkani, u shpreh i lumtur me sukseset e studentëve të UIBM-së, të cilët po tregohen shumë të shkathët në profesionin e tyre dhe njëkohësisht po i bëjnë nder institucionit.