Studentët e Juridikut bashkë me u.d. dekanin, marrin pjesë në dy seanca gjyqësore
Sot, U.d dekani i Fakultetit Juridik, profesori Islam Qerimi u mundësoi studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini“ Mitrovicë, pjesëmarrjen në dy seanca gjyqësore penale me qëllim të përvetësimit të shkathtësive praktike gjyqësore në fushën penale krahas mësimit teorik dhe zgjidhjes hipotetike të rasteve të cilat i zhvillojnë në fakultet. Këto seanca u zhvilluan në Gjykatën Themelore të Mitrovicës – Dega në Vushtrri.
Përpos ndjekjes së seancave gjyqësore, studentët patën mundësinë të informohen edhe për organizimin e gjykates që nga momenti i dorëzimit të lëndëve nga palët, arkivat dhe hapësirat tjera relevante për zhvillimin gjyqësor të nevojshëm. Nuk munguan as pyetjet e studentëve drejtuar gjyqtarit të çështjeve penale të gjykuara në lidhje me aspektet materiale dhe procedurale penale, me fokus të veçantë në lidhje me gjykimin në mungesë i cili është paraparë me Kodin e ri të Procedurës Penale i cili është aprovuar dhe së shpejti do të hyn në fuqi. Në fund gjyqtari i kësaj gjykate shprehu respekt dhe konsiderat