Studimet Bachelor
Të drejtë pranimi në UMIB kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Në UMIB mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me rregulloren për studimet bachelor të UMIB dhe rregulloreve përkatëse të njësive akademike.
Aplikimi
Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
1. Certifikatën e lindjes (origjinal)
2. Kopjen e letërnjoftimit
3. Dëshmi – Vendimi nga organi kompetent, mbi njohjen e statusit të familjes së dëshmorit,
4. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara)
6. Vërtetimin mbi pikët e fituara në provimin e maturës për
lëndët mësimore (vetëm kandidatët për fakultetet: Fakulteti i Gjeoshkencave, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike)
7. Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: umib.net (apliko online)
8. Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Mitrovicës, ndërsa pagesa bëhet në bankë.
9. Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
Regjistrimi
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit dhe fotografimit për ID.
Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Mitrovicës, vitin e parë të studimeve e kanë falas. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta.
Studimet Master
Në studimet master në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, mund të pranohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
Aplikimi
Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
Certifikata apo ekstrakti i lindjes (origjinal);
Kopja e letërnjoftimit;
Diploma – certifikata e diplomimit origjinal e studimeve themelore – bachelor, ose kopja e noterizuar sipas origjinalit;
Dëshmia e akreditimit të institucionit të arsimit të lartë (për kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë vendit dhe në kolegjet private të Republikës së Kosovës);
Pasqyra e provimeve të dhëna me notë mesatare, (vetëm për kandidatët nga programe dhe fakultete të tjera);
Pagesa për aplikim në lartësi të përcaktuar sipas UA të MASHT-it. (Forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e UMIBit);
Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit;
Regjistrimi
Kandidatët e pranuar për regjistrim paraqesin:
Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit dhe fotografimit për ID.
Fletëpagesën në lartësi prej 150 € për një semestër.