
Studentët e UIBM pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Lojërave Folklorike Ballkanike në Edirne
Një grup i studentëve të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë po marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Lojërave Folklorike Ballkanike, organizuar nga Universiteti Trakia në bashkëpunim me Guvernatorin e Edrenesë dhe Bashkinë Edirne. Ky festival ka për qëllim që të bashkojë kultura të ndryshme, të promovojë lojërat popullore dhe të kontribuojë për të mbajtur gjallë.
Festivali është hapur me një ceremoni solemne, ku kanë marrë pjesë drejtues dhe përfaqësues të Bashkisë, ata të Universitetit “Trakia”, akademikë, studentë dhe shumë të ftuar nga vendet e Ballkanit. Kryetari i Bashkisë Edirne Adv. Filiz Gencan Akın, theksoirëndësinë e të qenit partner me Universitetin “Trakia”, në një event të tillë. Ai tha se ata do të vazhdojnë të punojnë me universitetin në përpjekje të tilla.
Studentët e UIBM theksuan se festivali ju ka ofruar një mundësi të jashtëzakonshme komunikimi dhe njohjeje me njerëz dhe kultura të vendeve të ndryshme.