2

Studentët e UIBM u bënë pjesë e Panarit për Shkencë dhe Kulturë të organizuar nga Gjimnazi “Frang Bardhi”

Një grup studentësh të organizuar nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për Zhvillim në Karrierë janë bërë pjesë e Panairit për Shkencë dhe Kulturë të organizuar nga Gjimnazi “Frang Bardhi” që është mbajtur të martën në  Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Në stendën e studentëve janë ofruara broshura dhe materiale të tjera lidhur me mundësitë që ofrohen për ata që duan të studiojnë në UIBM.

Në ndërkohë është mbajtur edhe një manifestim nga Gjimnazi “Frang Bardhi” për nder të Ditës së Shkollës, ku përveç mysafirëve të shumtë kanë marrë pjesë edhe dekanë, mësimdhënës dhe studentë të UIBM. Në emër të UIBM një fjalë rasti e ka mbajtur drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun, Ahmet Jashari, i cili uroi mësimdhënësit dhe nxënësit për përvjetorin  e Gjimnazit “Frang Bardhi”.

1