1 Zgjedhjet

Studentët e UIBM votojnë për përfaqësuesit e tyre në Këshillat Studentore dhe Parlamentin Studentor

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) janë duke votuar sot (27 prill 2021), për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Këshillat Studentore nëpër njësi akademike si dhe për Parlamentin Studentor. Në garë janë tri organizata studentore: “Fjala Studentore”, “Zëri Studentor” dhe “Koha Studentore”, ndërsa të drejtë vote kanë 2113 studentë të gjashtë fakulteteve në kuadër të UIBM.

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arbnor Ajeti, tha se përgatitjet janë bërë me kohë dhe procesi i votimit po shkon mirë dhe pa asnjë problem. “Përgatitjet për zgjedhjet e studentëve janë bërë si duhet dhe ato janë organizuar duke respektuar edhe masat parandaluese në kuadër të mbrojtjes nga Covid-19”, tha ai.

Sipas tij, gjashtë qendrat e votimit janë hapur me kohë në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00. “Procesin e votimit e ka monitoruar edhe kryetari i Këshillit Komunal të Zgjedhjeve, Bajram Hajdari, me bashkëpunëtorë”, të cilët edhe kanë asistuar në organizimin e këtyre zgjedhjeve”, theksoi Ajeti.

 

2 Zgjedhjet